Putin i vendosur për shkatërrimin e Mariupolit refuzon kërkesën e Francës dhe Gjermanisë për armëpushim

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka bërë thirrje Presidentit të Rusisë, Vladimir Putin që të heq dorë nga rrethimi i qytetit të Mariupolit ku tash e disa ditë njerëzit kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijes dhe pa energji elektrike.

Kancelari i Gjermanisë Olaf Schulz si dhe Macron kanë zhvilluar një bisedë telefonike me Putinin mirëpo ky i fundit nuk ka qenë i interesuar që t’i jap fund luftës.

Dy liderët Macron dhe Schulz kanë ripërsëritur nevojën për armëpushim si një masë e cila do të dërgojë drejt dialogut ndërmjet palëve.

Ndryshe kjo është dita e 17-të e luftimeve ndërmjet trupave ruse dhe trupave ukrainase. Llogaritet se në këtë konflikt kanë humbur jetën rreth 4 mijë ushtarë rusë si dhe rreth 1 mijë e 300 ushtarë rusë. /Shqip.com