Putin anulon planin për të sulmuar fabrikën Azovstal në Mariupol

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar ushtrinë e tij të anulojë planet për të sulmuar fabrikën Azovstal në qytetin e Mariupolit, duke thënë se ai dëshiron që ajo të vazhdojë të jetë e bllokuar në mënyrë të sigurt.

Forcat e fundit ukrainas janë strehuar në fabrikën e madhe të çelikut të qytetit Azovstal, që thuhet se ka rreth 1 mijë civilë, shkruan BBC.

Putini i dha urdhrin për mbylljen e uzinës Sergei Shoigu, ministrit të tij të mbrojtjes.

Ai e uroi atë për një operacion të suksesshëm në Mariupol, pasi Shoigu pretendoi se forcat ruse kishin pushtuar qytetin.

Shoigu i kishte thënë më parë Putinit se më shumë se 2 mijë luftëtarë ukrainas ishin ende në uzinë, e cila ka një bunker të gjerë nëntokësor./Shqip.com