Pupovci: Me udhëzimin administrativ për vlerësimin e nxënësve në dy perioda pritet të kemi rezultate më të dëshirueshme

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i MASHTI-t

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka krijuar udhëzimin e ri administrative i cili është ende në diskutim publik deri me 23 qershor.

Ky udhëzim parasheh që viti shkollor të jetë i ndarë në gjysmë vjetorin e parë dhe të dytë duke larguar ndarjen me tri perioda.

Ndryshimi i dokumentit udhëzues është iniciuar me kërkesën e mësimdhënësve, nxënësve e prindërve.

“Ndryshimi i këtij dokumenti të rëndësishëm, është iniciuar me kërkesë të mësimdhënësve, nxënësve e prindërve, pasi që është vlerësuar se ndarja e vitit shkollor në tri periudha, siç ka qenë deri më tani, paraqet sfida dhe vështirësi të shumta, ngarkesë të panevojshme formale e administrative dhe rrezikon përmbajtjen e materies vlerësuese”.

Lidhur më këtë vendim ka folur edhe Pupovci.

Ai ka thënë se lidhur më këtë udhëzim administrative kanë marrë shumë komente nga ana e mësimdhënësve.

“Lidhur më këtë udhëzim administrative, kemi marrë shumë komente nga ana e mësimdhënësve, kjo është pozitive. Ky hap është përshëndetur sepse këto tre perioda kanë qenë të shpërndara në mënyrë jo proporcionale” ka thënë Pupovci gjatë intervistës për Shqp.com Pupovci ka shtuar se më këtë udhëzim administrativ vlerësimi është thjeshtuar më shumë dhe të gjithë do ta kenë më të lehtë për të arritur një rezultat të dëshirushëm.