Pupovci: Kemi ulje të mesatares edhe në lëndën e gjuhës shqipe dhe matematikës

Dukagjin Pupovci, zëvendësministër i MASHTI-t

Pupovci në një intervistë për Shqip.com ka thënë se është shqetësuese se në krahasim me testin e fundit kemi ulje të mesatare në dy lëndë kryesore.

“Nëse i shikoni sipas lëndëve kemi zvogëlim të mesatares. Në gjuhë shqipe vjet mesatarja ishte 64.1 % ndërsa sivjet është 57.5, në matematike vjet ka qenë 51.4 ndërsa sivjet është 46.8” ka thënë Pupovci.

Pupovci është shprehur po ashtu se këtë vit, nxënësit kanë mundur ta shprehin diturinë e tyrë në mënyrë më reale.

Lidhur më këtë, Pupovci ka thënë se kanë ndikuar dy faktorë.

“Unë mendoj që kanë qenë dy faktor. Faktori i parë ka qenë struktura e testit, pasi që Testi këtë vit është organizuar në dy ditë e po ashtu numri i pyetje në lëndë është shtuar” ka thënë Pupovci.

Faktori i dytë ka qenë përmisimi në administrim ka shtuar më tutje Pupovci.