Pse Rusia po ndërpret furnizimin me gaz?

Gjiganti energjetik i Rusisë Gazprom thotë se ka ndërprerë plotësisht furnizimin me gaz si për Bullgarinë ashtu edhe për Poloninë pasi nuk ka marrë pagesat e prillit në rubla, shkruan BBC.

Njoftimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin kërkoi që vendet që konsiderohen “jomiqësore” ndaj Rusisë duhet të fillojnë të paguajnë për furnizimet me gaz nga vendi në rubla – diçka që Polonia dhe Bullgaria kanë refuzuar ta bëjnë.

Kërkesa shihet si një përpjekje për të rritur rublën, e cila është goditur nga sanksionet perëndimore.

Vende të tjera evropiane gjithashtu kanë refuzuar të paguajnë në rubla – por tani Polonia dhe Bullgaria janë të vetmet dy që Rusia ka njoftuar se po ndërpret furnizimet.