Protestuesit rusë kundër luftës në Ukrainë janë arrestuar në Shën Petersburg

Foto nga EPA

Më shumë se 90 protestues u arrestuan në qytetin perëndimor rus të Shën Petersburgut të martën ndërsa protestonin kundër luftës në Ukrainë, sipas Shërbimit Rus të BBC.

Protesta u zhvillua në qendrën tregtare Gostiny Dvor në Nevsky Avenue në qendër të qytetit.

Policia ruse arrestoi protestuesit dhe të paktën një gazetar në harkun e 30 minutave, raportojnë kolegët tanë, duke cituar botimin Zaks.ru.

Foto nga EPA

Një ditë më parë, policia në qytet arrestoi rreth 900 protestues kundër luftës.