Protestuesit izraelitë rrethojnë Netanyahun: Kthe në shtëpi pengjet e Hamasit

Marshi Pesëditor përfundon ashtu siç filloi. Me kërkesën drejtuar qeverisë për të sjellë pengjet në shtëpi “tani dhe me çdo kusht”, dhe me konfirmimin zhgënjyes se ende nuk është arritur një marrëveshje me Hamasin. “Pra, Netanyahu duhet të shkojë tani!”, bërtet 77-vjeçari Raphael Malenovitz. Jemi përballë Knessetit, parlamentit izraelit, autobusët e familjarëve nisin të marrin rrugën e kthimit për në Tel Aviv, ku do të takohen me ministrat e kabinetit të luftës.