Pretendimet e fundit për viktima – nga Rusia dhe Ukraina

Ushtria e Ukrainës jep rregullisht përditësime mbi dëmet që thotë se po u shkakton forcave ruse, të cilat vazhdojnë të bëjnë presion në qytetet kryesore, veçanërisht në jug.

BBC – shkruan se nuk mund ta verifikojë këtë informacion, por përditësimi i fundit nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura thotë se rreth 9000 personel rus janë vrarë ose janë plagosur.

Ai gjithashtu thotë se forcat ukrainase kanë shkatërruar, 217 tanke, 90 sisteme artilerie, 31 helikopterë dhe 30 avionë.

Nga ana e saj, Rusia dje për herë të parë dha një numër specifik të viktimave që kishte pësuar në Ukrainë, duke thënë se 498 ushtarë rusë kishin vdekur dhe gati 1600 ishin plagosur.

Po ashtu u tha se janë vrarë 2,870 ushtarë dhe “nacionalistë” ukrainas.

Vlen të kujtohet se qindra civilë kanë vdekur tashmë në konflikt, me  me paralajmërimet për një krizë humanitare që është vetëm në rritje.

Creedits:BBC