Polonia procedon projektligjin për refugjatët ukrainas

Polonia do të miratojë ligjin për ukrainasit me të cilin u garantohet e drejta e sigurimit shëndetësor falas, e drejta e arsimimit falas si dhe e drejta për të punuar në këtë vend për 18 muaj. 

Pasi të regjistrohen ata do të lejohen që të zgjasin qëndrimin e tyre deri në tre vjet.

Llogaritet se 1 milion e 500 mijë banorë janë larguar nga Ukraina për në Poloni që nga fillimi i luftës megjithatë jo të gjithë kanë qëndruar në këtë vend pasi janë transferuar në shtetet e tjera të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu ata të cilët strehojnë një refugjatë do të paguhen nga 8 e 36 cent në ditë për shpenzimet për një periudhë 2 mujore. 

Tani kjo mbështetje pritet që të miratohet në formë ligji nga president i Polonisë, Andrzej Duda. /Shqip.com