Polonia i ofron Sllovakisë ndihmë ajrore

Ministri sllovak i mbrojtjes, Jaroslav Nad, thotë se Polonia është e gatshme të ruajë hapësirën ajrore sllovake, nëse vendi vendos të heq nga përdorimi flotën sovjetike MiG-29.

Homologu i tij polak tha se avionët F-16 të Polonisë mund të ofrojnë mbrojtje nga bazat brenda Polonisë, shkruan BBC.

Avionët polakë tashmë ndihmojnë në mbrojtjen e shteteve baltike si pjesë e operacioneve të policisë ajrore të NATO-s.

Por koha e këtij njoftimi – pas një takimi të dy ministrave në Bratislavë – është domethënëse.

Nuk u deklarua në mënyrë eksplicite, por sugjeron se po bëhen lëvizje serioze për dërgimin e disa prej MiG-ve të Sllovakisë në Ukrainë.

Për të qenë i drejtë, Sllovakia ka kërkuar për disa kohë mënyra për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore derisa të arrijë një porosi e avionëve të rinj F-16 nga SHBA.

Në letër, Sllovakia ka gjithsej 12 MiG-29, me bazë në bazën ajrore Sliac në Sllovakinë Qendrore.

Megjithatë, ka pasur prej kohësh pyetje mbi aftësinë e tyre ajrore./Shqip.com