Policia konfiskon jahtin rus në vlerë prej 433 milionë euro

Autoritetet italiane kanë konfiskuar jahtin e miliarderit rus, Andrey Melinchenko i cili jaht kap vlerën 433 milionë euro.

Këto sekuestrime janë pjesë e sanksioneve të cilat Bashkimi Evropian i ka vendosur ndaj regjimit politik të Presidentit, Vladimir Putin dhe njerëzve të afërt të tij duke përfshirë edhe biznesmenët.

Jahti është i gjatë rreth 143 metra.   

Shumica e shteteve perëndimore konsiderojnë se Rusia është duke kryer agresion në Ukrainë. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë të qartë Rusisë se nëse nuk ndërpret agresionin në Ukrainë do të vuaj pasojat më të rënda në ekonomi. 

Ndryshe në listën e sanksioneve është vendosur edhe pronari i klubit të Chelseat, Roman Abramovich të cilit i janë ngrirë asetet. /Shqip.com