Po protestë për paga, por jo edhe për kushtet e shkollave

Protesta nga BSPK

Rrahman Jashari ka hedhur akuza të rënda për infrastrukturën shkollore.

Në intervistën për Shqip.com, Jashari ka thënë së shkollat nga jashtë janë të bukura por nga brenda janë të thata.

Jashari thotë së gjatë vizitave nëpër shkolla ka hasur ku nuk ka pasur projektor, po ka pasur shkolla që ka munguar edhe uji i pijes, në fshatëra por edhe në qytete.

Ai thotë që kanë bërë disa herë kërkesa por asnjëherë nuk kanë marrë ndonjë përgjigje.

“Shteti duhet të investojë brenda objekteve shkollore, këto janë gjera elementare, duhet t’i zëvendësojmë shkrumsat me projektorë” thotë Jashari për Shqip.com.

Kryetari i SBASHK-ut po ashtu ka thënë se problem tjetër është edhe qasja e shkollave me internet.

“Internet ka vetëm te drejtori dhe sekretarja e shkollës” ka thënë Jashari.

Ai po ashtu ka bërë thirrje që të bëhet ndryshime në plan program.