Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ende jashtë funksionit

Largimi i barrikadave në Jarinjë

Pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë ende jashtë funksionit përkundër largimit të barrikadave të vendosura nga ana e serbëve gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit, në këto dy pika nuk vërehet që ka lëvizje të makinave.

Në pikën tjetër kufitare te Dheu i Bardhë pritet janë të gjatë nga 90 deri në 120 minuta ndërsa në pikën kufitare në Mërdarë pritjet janë të gjata deri në 5 minuta.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se në momentin që largohen të gjitha barrikadat në veri atëherë do të shtyhet zbatimi i vendimeve të Qeverisë për targat dhe dokumentet.

Në një konferencë për media, Kurti ka thënë se heqje të barrikadave e quan atëherë kur nuk mbetë asnjë prej tyre në veri.

“Qeveria e Kosovës e përsërite zotimin që në momentin që hiqen barrikadat në veri dhe vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët atje do të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të qeverisë për datën 1 shtator 2022. Janë gjithsej nëntë barrikada në veri të Kosovës dhe presim që gjatë ditës së sotme të hiqen që të gjitha. Barrikadat janë hequr atëherë kur nuk ka ngelur asnjëra prej tyre”, tha Kurti.

Kurti tha se masat e vendosura nga Qeveria e tij janë për ligjshmëri dhe rend demokratik./Shqip.com