Pentagoni i shqetësuar: Mijëra viktima civile në Gaza

Shtetet e Bashkuara kanë pranuar se ka pasur “mijëra” viktima civile në Gaza që nga përgjigja e Izraelit ndaj sulmit të Hamasit të 7 tetorit. “Për sa i përket viktimave civile në Gaza…ne e dimë se numrat janë në mijëra”, tha zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder në një konferencë shtypi, pa dhënë një shifër të saktë. Hamasi raportoi sot se numri i viktimave ka tejkaluar dhjetë mijë. 1400 është numri i të vrarëve në Izrael, kryesisht civilë, ndërsa mbi 300 viktima janë ushtarë.