Pentagoni beson se në Ukrainë janë vrarë rreth 4 mijë ushtarë rusë

Qeveria e Ukrainës dhe Federata Ruse kanë dhënë shifra të ndryshme sa i përket ushtarëve të vrarë.

Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë mbi 10 mijë ushtarë rusë në aksionet e ndryshme në territorin e Ukrainës.

Kurse Kremlini pretendon se deri tani janë vrarë rreth 700 ushtarë rusë në ofensivën për pushtimin e Ukrainës.

Mirëpo Shtetet e Bashkuara të Amerikës si palë e cila nuk është e përfshirë drejtpërdrejtë ka një shifër tjetër.

Sipas Departamentit Amerikan të Mbrojtes llogaritet se në Ukrainë janë vrarë 2 mijë deri 4 mijë ushtarë rusë.

Në Komitetin për Inteligjencë për këtë çështje ka ofruar sqarime Gjenerali, Scot Berrier.

Ai deklaron se Pentagoni ka arritur që të këtë një shifër sa i përket humbjeve të ushtrisë ruse.

“Llogaritet se në Ukrainë janë vrarë 2 mijë deri 4 mijë ushtarë rusë”, ka thënë ai.

 Kurse drejtori i CIA-së, William Burns beson se lufta në Ukrainë tashmë është kthyer në një çështje personale për presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Ne presim që javët në vijim të shohim një shtim të dhunës nga Putini ku edhe do të pësojnë civilët. Ne besojmë se ushtria ukrainase do të rezistojë fuqishëm”, ka thënë ai.