PDK thërret konferencë për media

Partia Demokratike e Kosovës.

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media.

Ky adresim para mediave fillon në ora 14:00.

Arsyeja e konferencës është mbarëvajtja e procesit zgjedhor.

Konferenca mbahet në selinë qendrore të PDK-së”, është bërë e ditur nga PDK.

Në 21 komuna të Kosovës qytetarët po votojnë.

PDK ka arritur që më 17 tetor t’i fitojë 17 komuna pa balotazh; më së shumti.