Parashutistët rusë pushtojnë aeroportin afër Kievit

Parashutistët rusë kanë pushtuar aeroportin i cili gjendet 30 kilometra larg kryeqytetit të Ukrainës raporton CNN. 

Ata kanë ftuar ekipin e gazetarëve që të filmojnë pushtimin e aeroportit gjersa janë duke siguruar edhe perimetrin e tij.

Trupat ruse janë duke përparuar me shpejtësi të madhe në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Forcat ushtarake ukrainase kanë hapur disa vatra të luftës mirëpo deri tani nuk kanë arritur që të tregojnë shenja se janë në gjendje që të ndalin përparimin e ushtrisë ruse.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka urdhëruar trupat ruse të pushtojnë Ukrainën me arsyetimin se është duke u rrezikuar popullsia ruse.

Trupat ushtarake tani janë duke marshuar në drejtim të kryeqytetit të Ukrainës.https://srv2.adsmedia.ch/images/8ea33a7c7ed6ac5eabc07124a21aab6c/index.html?clickTag=https://srv2.adsmedia.ch/ads/www/delivery/ck.php?oaparams=2__bannerid=3351__zoneid=114__source=%7Bobfs%3A%7D__cb=df831fd315__oadest=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkidsworldgjilan%2F

Ata kanë për detyrë që të përmbysin regjimin politik të Ukrainës të cilin Putini e konsideron kriminal.