“Papa qau për fëmijët e vrarë në Ukrainë”

Një anëtar i parlamentit të Ukrainës, i cili takoi Papa Françeskun këtë fundjavë, tha se Papa u pushtua nga emocionet kur iu tha për fëmijët që kishin vdekur gjatë pushtimit rus, shkruan CNN.

Maria Mezentseva, e cila ndodhet në Romë si pjesë e një delegacioni ukrainas, tha për CNN se ajo e informoi personalisht Papën “për numrin e viktimave midis fëmijëve”.

“Ai filloi të qajë, thjesht, e preku aq shumë,” tha ajo.

Mezentseva tha gjithashtu se delegacioni mori një “sinjal pozitiv” në lidhje me mundësinë që Papa Françesku të vizitojë Ukrainën.

Informacione shtesë: Të paktën 191 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus, thanë prokurorët ukrainas javën e kaluar dhe rreth 350 fëmijë janë plagosur.

Teksa, Papa Françesku tha të dielën se bota po shënon një “Pashkë lufte” dhe bëri thirrje për paqe në Ukrainë, e cila tha se është zvarritur në një “luftë mizore dhe të pakuptimtë”. 

“Ne kemi parë shumë gjak, shumë dhunë. Zemrat tona gjithashtu janë mbushur me frikë dhe ankth”, tha ai ndërsa jepte bekimin e tij vjetor të Pashkëve.

Mes 100,000 njerëzve që morën pjesë në meshën e Pashkëve në sheshin e Shën Pjetrit ishin disa politikanë ukrainas, duke përfshirë Ivan Fedorov, kryebashkiak i zgjedhur i qytetit të pushtuar ukrainas të Melitopolit, i cili u arrestua nga forcat ruse muajin e kaluar dhe u akuzua për vepra terrorizmi.