Papa Françesku bën thirrje për ndaljen e luftës

Udhëheqësi shpirtëror i katolikëve dhe presidenti i Vatikanit, Papa Françesku tha se duhet krijuar hapësira për ndihmë humanitare në Gaza, lirimin e pengjeve dhe ndaljen e luftës, transmeton Anadolu.
Papa, duke folur gjatë lutjes tradicionale të së dielës nga dritarja e zyrës së tij me pamje nga sheshi i Shën Pjetrit në Vatikan, potencoi konfliktin izraelito-palestinez pas lutjes.
Ai tha se vazhdojnë të luten për situatën e rëndë në Ukrainë, Palestinë dhe Izrael dhe rajone të tjera në luftë. “Veçanërisht në Gaza duhet të krijohet hapësira për ofrimin e ndihmës humanitare, pengjet duhet të lirohen menjëherë. Ndalni zjarrin!”, tha Papa.
Duke thënë se sapo kishte dëgjuar priftin Ibrahim Faltas, i cili punon në Lindjen e Mesme, Papa tha: “Së bashku me priftin Faltas, ne themi: Ndalni zjarrin!” Ndaloni, vëllezërit e mi. Lufta është gjithmonë humbje”.
Papa kujtoi se më 27 tetor mbajti një ditë agjërimi dhe lutje në Vatikan për paqe në botë dhe falënderoi ata që iu bashkuan në këtë lutje në disa vende dhe në mënyra të ndryshme.