Organizata Botërore e Turizmit pezullon anëtarësimin e Rusisë

Getty Images

Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së pezulloi anëtarësimin e Rusisë të mërkurën në një seancë të jashtëzakonshme.

Qeveria ruse njoftoi tërheqjen e saj disa orë para takimit, shkruan CNN.

Ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba, gjithashtu shkroi në tweet -in e tij:

“Rusia është pezulluar nga Organizata Botërore e Turizmit në seancën e parë të jashtëzakonshme të Asamblesë së saj të Përgjithshme. Faleminderit për të gjithë anëtarët që e mbështetën këtë veprim. Drejtimi i vetëm i udhëtimit për kriminelët rusë të luftës duhet të jetë Haga. Izolimi i Rusisë do të thellohet me çdo ditë të luftës së saj kundër Ukrainës”, shtoi Kuleba.

Ministria e Jashtme ruse ka konfirmuar daljen e Rusisë nga Organizata Botërore e Turizmit e OKB-së në një deklaratë të botuar të mërkurën.

“Pala ruse nuk e sheh të arsyeshme të vazhdojë punën në UNWTO, udhëheqja e së cilës fal politizimin e aktiviteteve të saj dhe mbështet hapur diskriminimin ndaj vendit tonë. Në këtë drejtim, Federata Ruse ka vendosur të tërhiqet nga Organizata Botërore e Turizmit”, thuhet në deklaratë.

Rusia po vazhdon me bombardime në Ukrainë, ku në 24 orët e fundit bombardimet janë intensifikuar në pjesën lindore të Ukrainës./Shqip.com