Opera Metropolitane e Nju Jorkut shpall “Koncert për Ukrainën”

Foto nga Getty Images

Opera Metropolitane e Nju Jorkut do të organizojë një koncert special në mbështetje të Ukrainës të hënën e ardhshme.

Të gjitha shitjet e biletave dhe të ardhurat nga ngjarjen – e titulluar “Një Koncert për Ukrainën” – do të shkojnë për përpjekjet për ndihmë në vend, raporton BBC.

 Orkestra do të drejtohet nga drejtori aktual i muzikës, Yannick Nézet-Séguin.

“Opera dhe artistët e saj, të udhëhequr nga Yannick, dëshirojnë të japin mbështetjen tonë për viktimat e pafajshme të Ukrainës, jetët e të cilëve janë copëtuar”, shkroi drejtori i përgjithshëm Peter Gelb në një deklaratë të hënën.

“Shpresojmë që fuqia e paraqitjes sonë të sigurojë njëfarë ngushëllimi artistik, duke ndihmuar në frymëzimin e njerëzve që bashkëndiejnë në mbarë botën për të bërë donacione”.

Javën e kaluar, opera ndërpreu lidhjet me sopranon veterane Anna Netrebko – e cila është me origjinë ruse – pasi ajo nuk arriti të hiqte dorë nga mbështetja e saj për liderin rus Vladimir Putin.

Të hënën ka vazhduar në ditën e 12-të lufta në Ukrainë.

Rusia e quan fushatën që nisi më 24 shkurt një “operacion special” për të cilin thotë se nuk është krijuar për të pushtuar territore, por për të shkatërruar aftësitë ushtarake të fqinjit të saj dhe për të kapur ata që ajo i konsideron si nacionalistë të rrezikshëm.