OKB thotë se më shumë se 1 mijë e 300 civilë janë vrarë në Mariupol

Foto: Alexander Ermochenko/Reuters

Të paktën 1 mijë e 348 civilë u vranë gjatë betejës së Mariupolit.

Një gjë të tillë e kanë konfirmuar Kombet e Bashkuara, sipas të cilëve ky numër ka gjasa të jetë edhe më i lartë, shkuan BBC.

“Numri aktual i vdekjeve të armiqësive ndaj civilëve ka të ngjarë të jetë mijëra më i lartë. Trupat janë gjetur në varre të improvizuara individuale ose kolektive në oborre, rrugë dhe parqe, në shtëpi dhe apartamente pa mbikëqyrje. Shumë janë ende për t’u varrosur”, tha Komisionerja e Lartë e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle  Bachelet.

Sipas, saj këto vdekje u shkaktuan kryesisht nga sulmet ajrore.

“Këto vdekje u shkaktuan nga sulmet ajrore, bombardimet me tanke dhe artileri dhe armë të vogla dhe të lehta gjatë luftimeve në rrugë.”

Rreth 90% e ndërtesave të banimit janë dëmtuar ose shkatërruar në qytetin jugor./Shqip.com