OKB do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut

Organizata e Kombeve të Bashkuara

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara do të votojë për pezullimin e Rusisë nga Këshiili i të Drejtave të Njeriut.

Pasi Ukraina akuzoi trupat ruse për vrasjen e dhjetëra civilëve në qytetin e Bucha, OKB, së shpejti do të votojë për pezullimin e Rusisë, shkruan BBC.

Një shumicë prej dy të tretave të votave nga asambleja prej 193 anëtarësh në New York, mund të pezullojë një shtet për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut.

Ukraina gjendet në ditën e 43-të të luftës, ndërkaq forcat ruse vazhdojnë në pushtojnë edhe në zonat e banuara, duke lënë kështu mijëra civilë të vdekur.

Rusia vazhdon të sanksionohet nga vendet e ndryshme të botës.