Numërohen mbi 20% të votave në Prishtinë, prin Vitia

Me gjithsej gjashtë mijë e 130 vota apo 42.28 për qind të votave, Arben Vitia nga Lëvizja Vetëvendosje, po kryeson listën e kandidatëve për kryetar të Prishtinës në rezultatet preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Bazuar në këtë përqindje, Vitia ka lënë në vend të dytë Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej katër mijë e 574 vota apo 31.55 për qind të votave.

I listuar në vendin e tretë, Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës deri më tani ka mbledhur gjithsej dy mijë e 817 vota apo 19.43 për qind të votave.

Derisa Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë vetëm 703 vota apo 4.85 për qind, duke lënë pas tij Gëzim Mehmetin e Aleancës Kosova e Re me vetëm 236 vota apo 1.63 për qind.