“Nuk mund të largohemi, pasi mund të na vrasin”

BBC ka folur me njerëzit në qytetin jugor të Khersonit.

Një nga banoret e këtij qyteti ka ta treguar për situatën atje.

“Ushtarë rusë, pushtues, janë kudo”, thotë një nga personat që foli për BBC, e quajtur Olga. “Khersoni është i pushtuar.

“Askush nuk mund të largohet nga qyteti ose të shkojë në qytet sepse ata vrasin njerëz të zakonshëm. Ata vrasin njerëz të pafajshëm. Civilët që u përpoqën të largoheshin nga qyteti u vranë.

“Ushtarët rusë kanë një listë të njerëzve tanë të famshëm në qytet dhe ata thjesht gjejnë vendin ku jetojnë. Ata shkojnë atje, i gjejnë dhe i vrasin gjithashtu.”

Olga – e cila nuk donte që ne të përdornim mbiemrin e saj – pretendon se njerëzit që kanë protestuar janë grumbulluar dhe vrarë.

Ajo thotë gjithashtu se ka mungesë ushqimi dhe ilaçesh, si dhe probleme me gazin, rrymën, ngrohjen dhe komunikimet.

Kehrsoni tani është nën kontrollimin e plot të forcave ruse, pasi u kap nga rusët në fillim të këtij muaji./Shqip.com