Njëri nga kandidatët në Viti thyen heshtjen zgjedhore, vendos baner në afërsi të qendrës së votimit

Njëri nga kandidatët në Viti ka thyer heshtjen zgjedhore duke vendosur banerin e tij para një shkolle të kësaj komune.

Ekipi i Klan Kosovës ka raportuar nga vendi i ngjarjes por duke mos e zbuluar emrin, as edhe banerin e tij për shkak të heshtjes zgjedhore.

Procesi zgjedhor në Viti ka filluar me kohë dhe nuk është raportuar për ndonjë parregullsi nga ana e votuesve.

Sipas Komisionit Qendror Zgjedhor deri në orën 15:00 në këtë komunë kanë votuar 12 mijë e 451 persona.

Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllën në orën 19:00, por nëse ka votues duke pritur pas orës 19:00, procesi vazhdon edhe për disa minuta.