Ngjarjet e fundit nga lufta Ukrainë – Rusi

Më herët sot, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se një ofensivë në shkallë të gjerë ruse është duke u zhvilluar në rajonin lindor të Donbasit.

Bombardimi ka bërë që ish-qytetet turistike në lindje të përgatiten për një sulm ushtarak

Ushtria ukrainase thotë se fokusi kryesor i trupave ruse është të depërtojnë mbrojtjen e ushtrisë ukrainase në rajonet e Luhansk dhe Donetsk.

Guvernatori i provincës ruse Belgorod thuhet se tha se forcat ukrainase goditën një fshat afër kufirit të Rusisë, duke plagosur një banor

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha se Rusia kishte filluar të “formësonte” lindjen e Ukrainës – duke vendosur kushte për sulme më të mëdha dhe më agresive, raporton BBC.

Ndërkohë, zyrtarët në qytetin e Lviv thanë se një sulm herët në mëngjesin e së hënës vrau të paktën shtatë civilë dhe plagosi 11

Një avion rus bëri një devijim masiv 15,000 km për shkak të ndalimit të fluturimeve të BE-së, kur u largua nga Moska për të marrë diplomatët rusë të dëbuar nga Greqia dhe Spanja.

Banka Botërore e ka ulur parashikimin e saj për rritjen globale nga 4.1% në 3.2%, e udhëhequr nga rënia e rritjes në Evropë dhe Azinë Qendrore ndërsa pushtimi rus i Ukrainës hyn në ditën e 55-të.