Netanyahu: Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë

Zëdhënësi i Netanyahut dha një deklaratë për mediat e huaja: “Sonte fillon pika e kthesës, Hamasi do të ndjejë zemërimin tonë”. Si në vitin 1973, njësia e parë e tankeve që hyri në Gaza ishte Hativa 7, Brigada e 7-të e Tankeve, ajo që ndaloi sirianët në vitin 1973 në Golan me një çmim shumë të lartë. Zyra e shtypit e Hamasit në Gaza njoftoi pak më parë në Telegram se “një përpjekje masive izraelite është duke u zhvilluar për të depërtuar në Rripin e Gazës nga veriu dhe lindja… tanke të shumta izraelite janë shkatërruar. Beteja po zhvillohet rreth pengesës ndarëse”.