Netanyahu i prerë: Nuk ka armëpushim me Hamasin

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të shtunën se ushtria e vendit të tij do të vazhdojë betejën kundër Hamasit në Gazë me “të gjithë forcën”, duke refuzuar thirrjet në rritje ndërkombëtare për një armëpushim. Në një fjalim televiziv, Netanyahu tha se armëpushimi do të ishte i mundur vetëm nëse militantët në Gazë do të lironin të gjithë personat e marrë peng gjatë sulmit të përgjakshëm të 7 tetorit. Rreth 240 persona mendohet të jenë marrë peng nga grupi militant, atë ditë.