Në një komunë të Kosovës përfundon 100 % numërimi i vendvotimeve
Publikuar:
(17.10.2021 21:57:59)
Në Komunën e Junikut ka përfunduar 100 për qind numërimi i vendvotimeve në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, përcjell Shqip.com.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror Zgjedhor, i pari është Agron Kuçi me 47.26 për qind, i pasuar nga Ruzhdi Shehu i Lidhjes Demokratike të Kosovës me 37.87 për qind.
Të fundit janë radhitur Besar Tofaj i Lëvizjes Vetëvendosje me 12.11 për qind dhe Fatos Shala nga Partia Demokratike e Kosovës me 2.76 për qind.