Në Mitrovicë të veriut i vihet zjarri një veture me targa RKS

Një veture me targat e Republikës së Kosovës iu është vënë zjarri në komunën e Zveçanit.

Kjo është bërë e ditur përmes një raportimi nga Policia e Kosovës.

“Policia e Kosovës, me datën 08.11.2022, ka pranuar një informacion për djegien, vënien e zjarrit ndaj një veture me targa RKS, pronë e viktimës femër kosovare e komunitetit serb, me banim në komunën e Zveqanit” thuhet në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se lidhur me rastin nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga vënia e zjarrit në automjet.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale të veturave.

Lexo edhe:

Mbi 900 qortime për serbët me targat ilegale

Kurti ka folur edhe për për numrin e qortimeve të dhënë nga Policia e Kosovës për automjetet me targa ilegale në veri të vendit.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë serbëve me targat ilegale të veturave.

“Sot është dita kur është tejkaluar numri i 900 qortimeve, që iu janë dhënë qytetarëve serbë që kanë targa ilegale, pas datës 21 nëntorit duhet të kalohet te gjobat”, ka thënë Kurti.

Më tutje Kurti është shprehur se nuk ka prishje të raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ka kontakte të vazhdushme me KFOR, BE-në dhe NATO-në.