Mustafi: Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë nuk kanë plan të veprimit për Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi ka thënë se Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë e kanë lënë pas dore Luginën e Preshevës në zgjedhjet e 3 prillit.

Mustafi, në një intervistë për SHQIP.com,tha se të dy qeveritë nuk kanë strategji veprimi për Luginën.

“Lugina e Preshevës, sigurisht vuan nga pengesat e pamerituara e ndasitë e pangushëlluara të cilat janë si pasojë edhe e një mos koordinimi me Tiranën dhe Prishtinën. Për shkak se konsiderojmë nuk ka një strategji planveprimi apo çasje çoftë e Tiranës çoftë e Prishtinës se si do ta trajtojnë Luginën e Preshevës. Dhe lënë në mëshirën e aftësive të politikanëve shqiptarë”, u shpreh Mustafi.

Më tej, ai ka thënë se si pasojë e mos përkushtimit për Luginën e Preshevës, ka ndodhur ndarja e partive në dy lista.

“Sigurisht ka ndodhur kjo përçarje e brendshme të cilat kanë delegjitimuar në njëfarë forme politikën si një element të vetëm politik shqiptarve atje.

Sipas tij, nuk ka politika të cilat kanë krijuar një strategji të vetme të përbashkët çoftë Tirana dhe Prishtina nuk kanë një plan veprimi dhe nuk ka institucione të cilat marrin përsipër umbrellën institucionale për shqiptarët e Luginës së Preshevës./Shqip.com