Mustafa lejohet t’i përcjellë seancat përmes video-lidhjeve

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i cili po akuzohet nga Gjykata Speciale në Hagë për krime kundër njerëzimit, do t’i përcjell seancat e gjyqit përmes lidhjes me video.

Kjo është vendosur nga Gjykata, duke u bërë me dije se Mustafa mund të konsultohet me avokatin apo të flasë në këtë formë.

“Trupi gjykues merr parasysh parashtrimet e z. Mustafa që kërkoi të marrë pjesë në seanca përmes video-lidhjeve që të jetë më i koncentruar. Kjo nuk dëmton procesin”, ka thënë gjyqtarja.