Molliqaj: Për 1 vit e gjysmë Kurti trajtoi veriun si çështje sigurie në vend të adresimit të problemit politik

Pas dështimit të arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë, ka ardhur edhe reagimi nga Kryetari i Partisë Social Demokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Sipas Molliqajt Negociatat Kosovë-Serbi, për 1 vit e gjysmë, ka sjellë si përfundim planin franko-gjerman.

“Negociatat Kosovë-Serbi, për 1 vit e gjysmë, ka sjellë si përfundim planin franko-gjerman. Për 1 vit e gjysmë Kurti trajtoi veriun si çështje sigurie në vend të adresimit të problemit politik me Serbinë zgjidhjes së përhershme të tij.Rezultati: Marrëveshje të dëmshme pa njohje e me Asociacion dhe dobësim të pozicionit të Kosovës në negociata. Kjo qasje është e rrezikshme. Kjo qasje duhet të kundërshtohet fuqishëm” ka shkruar Molliqaj.