Miratohet projektligji për financimin e subjekteve politike

Në seancën e Kuvendi të Kosovës është miratuar projektligji për financimin e subjekteve politike.  Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcës i është dashur që të hedh në votim dy herë këtë pikë për shkak se në sallë nuk kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve. 

Konjufca kërkoi nga deputetët që të kthehen në seancë.

“Siç duket hapja e bufesë para disa ditëve ka ndikuar. I ftojmë deputetët që të kthehen në sallë dhe të votojmë këtë projektligj të rëndësishëm për integrimet në evropiane”, ka thënë ai.