Ministria e Shëndetësisë e Hamasit: Mbi 8 mijë të vdekur në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Hamasit raporton numrin e viktimave nga luftimet me Izraelin prej 23 ditësh. 8000 është numri i viktimave në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës, gjysma e të cilëve janë fëmijë. Kjo është e dhëna e fundit e ardhur nga Ministria palestineze e Shëndetësisë. Ndërsa në Izrael, militantët e Hamasit kanë vrarë mbi 1400 civilë, 311 prej të cilëve janë ushtarë.