Ministri britanik e cilëson Putinin si kriminel lufte

Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar, Sajid Javid

Sekretari i Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, Sajid Javid, ka folur për luftën në Ukrainë.

Ai e ka quajtur presidentin Putin “një kriminel lufte”, duke i bërë jehonë fjalëve të presidentit amerikan, Joe Biden.

Në Forumin e Pranverës Konservatore, Javid foli për “retë e stuhisë së luftës” në Evropë dhe zemërimin dhe pikëllimin e tij kur dëgjoi “raportet për varreza masive në Mariupol dhe vrasjen e grave shtatzëna”.

“Të mos gabojmë, Vladimir Putin është një kriminel lufte. Ai është një kërcënim për njerëzit e lirë kudo dhe ai do të mbahet përgjegjës”, tha Javid.

Të enjten, ministrat e tjerë të kabinetit, Liz Truss dhe James Cleverly, u shfaqën ngurrues për të përdorur termin kriminel lufte kur i referoheshin Putinit./Shqip.com