Ministrat e Jashtëm të G20-tës do të diskutojnë sigurinë e ushqimit dhe energjisë të ndikuar nga lufta në Ukrainë

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Ekonomike dhe Biznesi të SHBA-së, Ramin Toloui tha se “siguria e ushqimit dhe energjisë do të diskutohet në takimin e ministrave të jashtëm të G20 në Bali këtë javë.

“Një qëllim i përfshirjes në një forum të tillë është që para së gjithash të theksohet burimi i problemit dhe një burim i rëndësishëm i problemit kur bëhet fjalë për sigurinë e ushqimit dhe energjisë është lufta e vazhdueshme e Rusisë në Ukrainë,” tha Toloui,

Veprimet ruse kanë bllokuar rreth 20 milionë tonë drithë ukrainase dhe e kanë penguar atë të arrijë në tregjet globale, shkruan CNN.

Kombet e Bashkuara “po ndërmarrin tani një iniciativë për të rihapur Detin e Zi për tregtinë për të çuar ushqimet dhe plehrat e Ukrainës dhe Rusisë në tregjet lokale”, shtoi Toloui.

“Ne e mbështesim këtë dhe do të donim që G20 të mbajë Rusinë përgjegjëse dhe të mbështesë atë iniciativë, pavarësisht nëse kjo ndodh në nivelin e G20-ës apo në nivelin e vendeve të veçanta të G20-ës”, tha ai.

Deri në 60 milionë tonë drithë mund të ngecen në Ukrainë deri në vjeshtë nëse Rusia vazhdon të bllokojë eksportet e saj, tha të hënën presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Zelensky shtoi se ai po punonte me OKB-në në përpjekje për të hapur një korridor të sigurt që do të lejonte Ukrainën të eksportonte grurë nga portet e saj të Detit të Zi.