Militantët e Hamas dalin nga tunelet dhe përleshen me ushtarët izraelitë në Gaza

Bombardime të reja në Gaza. Burime pranë Hamasit konfirmojnë gjithashtu se bombardimet e dhunshme janë duke u zhvilluar. Ndërkohë, sipas mediave palestineze, janë duke u zhvilluar përleshje mes milicëve dhe forcave izraelite, të cilët kanë tentuar, ndër të tjera, të hyjnë në kampin e refugjatëve të Jabalia, në verilindje të Gazës, dhe atë të Askarit, në lindje të qytetit të Nablusit në Bregun Perëndimor. Ky operacion i fundit po bëhej me përdorimin e “një numri të madh buldozerësh”.