Mehaj: Përkëdhelje absurde nga BE ndaj Serbisë, pavarësisht qasjes destruktive

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se Serbia po përkëdhelet nga Bashkimi Evropian, pavarësisht qasjes destruktive të saj.

Mehaj ka thënë se Serbia me politikën e saj hegjemoniste të udhëhequr nga krimineli, Sllobodan Millosheviq, shkaktoi vuajtje, vdekje e shkatërrime në Slloveni, Kroaci, Bosnje e Kosovë,  më të mëdhatë dhe më të tmerrshmet që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Derisa Serbia edhe pas situatës së krijuar në Ukrainë, vazhdon të mbetet zgjatim i Rusisë në Ballkan, dhe para këtij fakti BE, vazhdon të flirtoj, pa qëndrim të qartë ndaj Serbisë, epilogu i procesit të dialogut Kosovë-Serbi do të mbetet i paqartë.Dështimi i Serbisë për të dënuar me forcë agresionin e zhveshur të Rusisë kundër Ukrainës e vë atë në kundërshtim të fortë me vlerat evropiane”, është shprehur Mehaj.

Ne, së bashku me partnerët tanë kryesuar nga aleati ynë strategjik- SHBA,  fuqishëm jemi duke punuar në forcimin e institucioneve tona shtetërore në përgjithësi, dhe institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes në veçanti, ka shtuar më tutje Mehaj./Shqip.com