Më shumë se 240 fëmijë janë vrarë që nga pushtimi rus në Ukrainë

Të paktën 243 fëmijë kanë vdekur dhe 446 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt.

Kjo u bë e ditur të mërkurën nga zyra e prokurorit të përgjithshëm ukrainas.

Përveç vdekjeve dhe viktimave, të paktën 1937 institucione arsimore në Ukrainë janë dëmtuar, 181 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet në deklaratën e prokurorit, shkruan CNN.

Shifrat nuk janë “përfundimtare” pasi ato nuk përfshijnë viktima në vendet ku “armiqësitë aktive” janë në vazhdim dhe në ato të pushtuara nga forcat ruse.

Një qershori, shënon Ditën e Fëmijëve në Ukrainë.