Më shumë se 1000 apartamente dhe 11 institucione arsimore janë dëmtuar në Lozova

Një sulm me raketa ruse në Lozova në rajonin e Kharkiv të premten dëmtoi më shumë se 1,000 apartamente dhe 11 institucione arsimore.

Kryebashkiaku, Serhiy Zelensky, tha se shifrat janë tronditëse, shkruan CNN.

“Shifrat janë tronditëse: 11 institucione arsimore, duke përfshirë pesë shkolla. Ka pikëpyetje për sasinë e dëmit të pësuar nga një spital dhe një klinikë. Edhe Pallati ynë i Kulturës u shkatërrua plotësisht,” tha kryebashkiaku Zelensky në Telegram të shtunën. Ndër objektet arsimore të dëmtuara është dega e Lozova e Kolegjit Automobilistik dhe Rrugor në Kharkiv. Ndërtesa arsimore numër 1, punëtoritë e trajnimit dhe prodhimit dhe një konvikt që ndodhen në territorin e kolegjit pësuan dëme gjithashtu,” shtoi kryebashkiaku Zelensky.

CNN raportoi të premten se një raketë ruse kishte shkatërruar Shtëpinë e Kulturës në Lozova, duke plagosur shtatë, përfshirë një fëmijë 11-vjeçar, sipas Zyrës së Presidentit të Ukrainës.

Lozova është afërsisht 73 kilometra, ose 45 milje, në jugperëndim të Izium, një qytet i pushtuar nga Rusia në rajonin e Kharkiv./Shqip.com