Mbretëria e Bashkuar: Rusia mund të përdorë municione me fosfor në Mariupol

Mbretëria e Bashkuar ka paralajmëruar për një përdorim të mundshëm të municioneve fosforike nga Rusia ndërsa luftimet intensifikohen për qytetin e rrethuar ukrainas të Mariupol, shkruan BBC.

Në konferencën e rregullt të mëngjesit, Ministria e Mbrojtjes e Britanisë tha se armatime të tilla ishin përdorur tashmë në rajonin e Donetskut.

Sipas “Human Rights Watch” (HRW,  bombat e fosforit sillen në të njëjtën mënyrë si armët ndezëse, të cilat janë të ndaluara të përdoren në zonat urbane – bazuar në ligjin ndërkombëtar.

Përditësimi britanik tha gjithashtu se Rusia “po rrezikonte shumë rrezikun e viktimave të mëtejshme civile”, për shkak të “mbështetjes së saj të vazhdueshme në bomba të padrejtuara”, gjë që e bëri të vështirë përcaktimin e objektivave të sakta.

Mbretëria e Bashkuar shtoi se bombardimet po vazhdonin në rajonet lindore të Donetsk dhe Luhansk. 

Por, forcat ukrainase kishin zmbrapsur disa sulme.