Mbretëria e Bashkuar: Qyteti i Kreminës ka rënë

Qyteti i Kreminës

Qyteti i Kreminës në Luhansk thuhet se ka rënë, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e tyre.

Raportet e mëparshme kishin sugjeruar tashmë se forcat ruse kishin kontrollin e Kreminës, një qytet me rreth 18 mijë banorë, raporton “BBC“.

Ministria e Mbrojtjes shtoi se “luftime të rënda u raportuan në jug të qytetit të Izium, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja”.

Përditësimi gjithashtu tha se forcat ruse ka të ngjarë të përpiqen të rrethojnë pozicionet e fortifikuara të Ukrainës në lindje të Ukrainës.

Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në qytetin Zaporizhzhia në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu, shtoi ai.

Lufta është aktualisht në ditën e 62-të të saj, që prej se filloi më 24 shkurt të këtij viti. /Shqip.com