Mbretëria e Bashkuar: Intensiteti i luftës në Ukrainë po rritet

Tanke Ukrainase

Lufta në Ukrainë po arrin në një shkallë tjetër çdo ditë që ajo zgjat, dhe forcat ruse duket se nuk do të ndalen.

Kështu njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar të cilët kanë bërë një përditësim mbi luftimet e fundit në Ukrainë.

Ata thanë se forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë shënjestrimin e shumë zonave me popullsi të dendur civile.

Po ashtu se Rusia vazhdon të mbështetet në municionet e lëshuara nga hapësira e saj ajrore për të reduktuar ekspozimin e avionëve të saj ndaj mbrojtjes ajrore të Ukrainës.

Sipas tyre, SHBA ka raportuar se këto armë kanë një shkallë dështimi deri në 60%, gjë që po e detyron Rusinë të kalojë në raketa më pak të sofistikuara.

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë postuar gjithashtu një përditësim në Facebook, me këto pika kryesore:

Rusia ka vazhduar të sulmojë infrastrukturën civile dhe ushtarake në qytetin e rrethuar juglindor Mariupol.

Ajo ka vazhduar gjithashtu të synojë kryeqytetin ukrainas Kiev, duke qëlluar në zonat periferike dhe drejtpërdrejt në qytet

Forcat e armatosura në shtetin fqinj Bjellorusi, e cila është aleate e Rusisë, kanë kryer aktivitete stërvitore në rajonet e Brest, Minsk dhe Grodno.

Përdryshe, sot është dita e 32-të që prej se filloi lufta në Ukrainë, më 24 shkurt.