Mariupolit i mungon ushqimi, uji dhe ilaçet pas bllokadës 50-ditore

Nënkryetari i bashkisë së Mariupolit, Sergei Orlov, i cili thotë se në Mariupol jetojnë ende rreth 130,000 qytetarë të cilët janë në bllokadë për më shumë se 50 ditë dhe vuajnë nga mungesa e ushqimit, ujit, ilaçeve dhe ndihmës, shkruan BBC.

Qytetarët që po jetojnë përmes bombardimeve dhe sulmeve ajrore të vazhdueshme po hasin “mungesë të gjithçkaje, mungesë jete”, thotë ai .

Orlov shton se ushtarët ukrainas në Mariupol e kanë “shumë të vështirë” të mposhtin rusët, të cilët po rrethojnë fabrikën e çelikut Azovstal.

Ai potencon se trupat ruse vazhdojnë të përdorin armë të forta dhe të kryejnë sulme ajrore dhe granatime nga anijet luftarake me raketa, duke e bërë të vështirë për ukrainasit që të munden.

Teksa, bën me dije se Ukrainës i duhen armë të forta sa më shpejt të jetë e mundur për të mbajtur qytetin.