MAPL pa vendim se si do veprojë me dorëheqjen e kryetarëve nga veriu

Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal gjatë ditës së sotme ka pranuar kërkesën e dorëheqjes nga ana e katër kryetarëve të komunave me shumicë serbe.

Kjo është bërë e ditur përmes një përgjigje dhënë për Shqip.com nga Arianit Abazi- këshilltar i Ministrit të Pushteti Lokal.

““Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letër-dorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha institucionet relevante për hapat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi”,

Ai gjithashtu ka bërë të ditur  se janë në komunikim me të gjitha institucionet relevante për hapat e mëtejshme sipas ligjeve në fuqi.

Pas largimit nga institucionet e Kosovës gjatë ditës së djeshme, dhe dorëheqjes së Goran Rakiçit nga pozita e ministrit në Qeverinë e Kosovës, edhe Kryetarët dhe këshilltarët e katër komunave veriore kanë dhënë dorëheqje.

Dorëheqjen e kanë dorëzuar edhe kryetarët e Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit.

Rakiq tha se këto vendime do të jenë në fuqi derisa Qeveria e Kosovës  të tërheqë vendimin për tabelat dhe të formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë serbe.