Malishevë: Arrestohen një vëzhgues dhe një komisioner për shit-blerje të votës
Publikuar:
(17.10.2021 17:30:25)
Dy persona janë arrestuar sot në Malishevë, nën dyshimet për shit-blerje të votës gjatë procesit zgjedhor që është duke u mbajtur në Kosovë.
Lajmin për Gazetën SHQIP.com e ka konfirmuar komandanti i policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se të arrestuarit janë një vëzhgues dhe një komisioner.
“Janë arrestuar një vëzhgues dhe një komisioner në qendrën e votimit në gjimnazin “Hamdi Berisha” nën dyshimet për shit-blerje të votës”, ka deklaruar ai. Me urdhër të prokurorit të njëjtit pas arrestimit janë ndaluar për 48 orë.