Macron uron Pavarësinë: Franca e mbështet Kosovën në sundimin e ligjit

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, ka dërguar letër urimi për presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në letrën e dërguar, ai e ka përmendur edhe solidaritetin e Kosovës në luftën që po zhvillohet në Ukrainë.

Situata e re gjeopolitike e krijuar nga lufta e agresionit rus në Ukrainë ka bërë që Bashkimi Evropian të forcojë angazhimin e tij politik, ekonomik dhe të sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Në këtë drejtim, përshëndes solidaritetin e treguar nga Kosova për pritjen e refugjatëve dhe gazetarëve ukrainas”, ka thënë Presidenti Macron.

Ndër të tjera, Presidenti Macron ka bërë thirrje për forcim të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa ka inkurajuar Kosovën që të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e ndërmarra për forcimin e sundimit të ligjit, në mënyrë që ta lehtësojë integrimin evropian, duke thënë se mund të llogaris në përkrahjen e Francës.