Macron flet me Zelensky për bisedën me Putinin

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti francez, Emmanuel Macron, foli me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të dielën dhe e informoi atë për bisedën e tij të mëparshme me presidentin rus, Vladimir Putin, sipas Pallatit Élysée. 

“Presidenti i Republikës bisedoi me Presidentin ZELENSKY për thirrjen e tij të sotme me Presidentin Putin, gjatë së cilës ky i fundit dha marrëveshjen për përpjekje të përbashkëta që do të ndërmerren në bazë të rekomandimeve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike për të garantuar sigurinë e termocentraleve bërthamore në Ukrainë”, thuhet në deklaratë.  

Presidenti francez Emmanuel Macron kishte shprehur “shqetësimin e tij të madh” për sigurinë bërthamore gjatë një telefonate me Presidentin Vladimir Putin gjatë ditës së diele.

Në telefonatën e tij me Zelenskyn, Macron kishte “përsëritur domosdoshmërinë absolute për të shmangur çdo sulm ndaj integritetit të objekteve bërthamore civile të Ukrainës”, raporton CNN.

Sipas Élysée, u diskutua edhe për situatën humanitare dhe Macron i kishte thënë Zelenskyt se do t’i kushtojë “vëmendje të madhe nevojave të Ukrainës dhe se Franca do të vazhdojë të rrisë mbështetjen e saj në këtë fushë”.